Zjarri përhapet me shpejtësi në disa fshatra, si paraqitet situata në Gramsh

Zjarri përhapet me shpejtësi në disa fshatra, si paraqitet situata në Gramsh

Në Gramsh, intensiteti i flakëve ka rënë, por zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi në disa fshatra. Liqeni i Dushkut rrezikohet nga një vatër e re e ndezur pranë pyllit, ndërsa vatra të tjera janë raportuar edhe në fshatrat e zonës mes Gramshit dhe Skraparit, në pjesën e Tomorricës. Sipas burimeve, zjarri ka kaluar përtej lumit të Verçës, duke arritur në fshatrat mbi Kodovjat dhe Postovisht. Nga Komisariati i Policisë së Gramshit është konfirmuar se nuk ka një viktimë të dytë.Lexo edhe :Related Posts Në terren, që prej mbrëmjes së djeshme, janë angazhuar mbi 80 efektivë zjarrfikës nga Elbasani dhe Gramshi, ndërsa në operacion kanë ndihmuar edhe mbi 300 vullnetarë të zonës. /vizionplus.tv