Dy viktima nga zjarret në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Dy viktima nga zjarret në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë, pasi ndez zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, raportohet se tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga zjarri. Ndërsa mesohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, raportohet se dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht. Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat...