Autostrada Tiranë-Durrës në rikonstruksion, shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë-Durrës në rikonstruksion, shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin nga Vora në urën e Dajlanit. Oferta e shpallur fituese ka një vlerë prej 50.8 mln lekë, teksa kompania që do të zbatojë punimet është Bami Holding. Paralelisht me këtë segement, aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë në dhjetor të këtij viti. Ndërkaq, zgjerimi do vijojë edhe pas mbikalimit të...