Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqiptarët i “largohen” euros/ Raporti i Bankës së Shqipërisë: Rritet përdorimi i lekut
Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt uljes së përdorimit të euros dhe rritjes së përdorimit të lekut. Kështu thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të fundit mbi procesin e deeuroizimit, teksa thekson se pavarësisht këtij përmirësimi, euro vijon të përdoret gjerësisht dhe duhen bërë akoma më shumë përpjekje për uljen e pranisë së saj në ekonominë dhe sistemin financiar të vendit. Konkretisht, në gjysmën e parë të 2025 është vërejtur një rënie e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit. Pra, pesha e kredive të marra në euro, kur të ardhurat kanë qenë në lekë ka pësuar ulje. Gjithashtu, është shënuar një rënie e peshës së aktiveve likuide në valutë ndaj detyrimeve afatshkurtra në valutë, pakësim të kredive në valutë...