Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri i Gramshit tmerron banorët, ngrihen kampe në qytet
Ndërkohë që zjarret kanë përfshirë disa fshatra në zonën e Gramshit, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen dhe mbështetjen e banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Deri më tani, 8 persona janë trajtuar me ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi dhe nxehtësia, ndërsa rreth 200 banorë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara. Për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre, banorët e evakuuar do të akomodohen përkohësisht në struktura hotelerie, derisa situata të stabilizohet. Krahas kësaj, janë vënë në dispozicion edhe rreth 165 pako kampingu në ambientet e palestrave sportive të qytetit të Gramshit, të siguruara nga rezervat e shtetit. Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës po vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin...