Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri në vend/ Shkrumbohen banesa në Tepelenë, kisha historike humbet në flakë
Në qytetin e Tepelenës janë regjistruar dëme të mëdha nga zjarri. Siç raporton gazetarja e Klan News, Dorina Muhaj, disa banesa në fshatin Lekël janë djegur plotësisht, ndërsa forcat zjarrfikëse, policia dhe ushtria janë angazhuar në terren për të vënë flakët nën kontroll. Përveç banesave, një kishë me vlerë historike është shkrumbuar plotësisht, ndërsa mbi 10 hektarë kullota dhe pesë stane janë shkatërruar nga zjarri. Një tjetër pikë e vështirë mbetet Qafë-Muzina, ku bimësia po digjet me shpejtësi nga flakët.