Dodik i ‘shpëton’ burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë

Dodik i ‘shpëton’ burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë

Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës ka vendosur të zëvendësojë dënimin me burgim ndaj ish-kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me një gjobë monetare, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi. Vendimi është marrë pas propozimit të mbrojtjes dhe deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, ku Gjykata bëri të ditur të martën se “në përputhje me dispozitat ligjore, është miratuar zëvendësimi i dënimit me burg me dënim me gjobë”. Sipas Kodit Penal të Bosnjë-Hercegovinës, dënimet me burg deri në një vit mund të zëvendësohen me gjobë, duke llogaritur një ditë burg si ekuivalente me 100 marka (rreth 50 euro). Për dënimin prej një viti burg, Dodik do të duhet të paguajë 36.500 marka, apo mbi 18.000 euro. Dodik u dënua më herët me një vit burgim dhe gjashtë vjet...