Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Tragjas, protesta e radhës për ujin. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimeve
                            Prej shtatë muajsh, banorët e Tragjasit kundërshtojnë një projekt që synon furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave të bashkisë Himarë. Ata u mblodhën në qendër të fshatit, së bashku me banorë të diasporës dhe pushues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të kërkuar anulimin e projektit. Sipas tyre, burimet ujore të Izvorit nuk janë të mjaftueshme për nevojat e Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit, e as për fshatrat dhe rezortet turistike të Himarës. Ata pretendojnë se punimet nisën pa dijeni dhe pa konsultim publik, duke shkelur ligjet për mbrojtjen e burimeve. “Këto burime nuk janë të mjaftueshme për zonën tonë. Matjet e bëra kohët e fundit kanë një rënie drastike, nga 3.000–3.300 litra/sekondë që kanë qenë para 5–6 vjetësh, tani ka arritur pikën rreth...