Rënie e pandalshme e lindjeve, INSTAT: Prill-qershor, 7.4 % më pak lindje se një vit më parë

Rënie e pandalshme e lindjeve, INSTAT: Prill-qershor, 7.4 % më pak lindje se një vit më parë

Në Shqipëri vijon të bjerë numri i lindjeve. Gjatë muajve prill-qershor, sipas INSTAT, u regjistruan afro 5 mijë lindje, duke shënuar rënie me 7.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024. Duke vijuar krahasimin me një vit më parë, vetëm qarku i Kukësit shënoi rritje të numrit të lindjeve, në raport me vitin e kaluar, ndërsa 11 qarqe të tjera regjistruan rënie. Si tremujor, qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Nga ana tjetër, në tremujorin e dytë u regjistruan vetëm 48 vdekje më pak se lindje, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të rezultojë pozitive për këtë periudhë. Qarku me numrin më të ulët të...