Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijët/ Zjarri në Gramsh, kërkohet ndihma e autoriteteve
Një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve. Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.