Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…
Jo vetëm bregdeti tërheq vizitorë të shumtë në vendin tonë, por edhe sitet arkeologjike dhe kulturore. Referuar të dhënave zyrtare, vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, mbi 773 mijë vizitorë kanë zgjedhur këto pika turistike, me një rritje prej 69% më shumë se në vitin 2023. Ndërsa, nëse i referohemi të dhënave vetëm për muajin korrik, u regjistruan mbi 204 mijë vizitorë vendas dhe të huaj që vizituan këto thesare arkeologjike dhe kulturore, duke shënuar një rritje prej 56% krahasuar me muajin korrik të vitit 2023. Pikat më tërheqëse për turistët e huaj dhe vizitorët vendas gjatë 6 muajve të parë të vitit mbeten kalatë dhe monumentet e ndryshme, që u vizituan nga rreth 200 mijë persona. Ndërsa, nëse i referohemi 5...