Të rinjtë e papunë, që bëjnë sikur punojnë

Të rinjtë e papunë, që bëjnë sikur punojnë

Përshtatur në shqip, artikull i BBC-së Askush nuk do të donte të punonte pa marrë pagën, apo edhe më keq, të paguante për të punuar. Megjithatë, kjo praktikë është bërë e zakonshme midis të rinjve të papunë në Kinë: ata paguajnë kompani për t’u dukur sikur punojnë atje. Kjo ndodh për shkak të ekonomisë së ngadalësuar dhe tregut të vështirë të punës, ku papunësia në mesin e të rinjve qëndron mbi 14%. Tridhjetëvjeçari Shui Zhou, i cili humbi biznesin e tij të ushqimit në vitin 2024, duke nisur nga muaji prill i këtij viti paguan 30 juanë (rreth 4.20 dollarë) në ditë për të shkuar në një zyrë të simuluar në qytetin Dongguan. Ajo zyra, e quajtur Pretend To Work Company, është si një ambient real...