Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, urdhërohet evakuimi i tre fshatrave
Situata nga zjarret paraqitet kritike edhe në zonën e Gramshit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara në të paktën tre fshatra. Ministria e Mbrojtjes njofton se për shkak të situatës kritike nga zjarri, është dhënë urdhër evakuimi për për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Në njoftim sqarohet se zona prej orëve të para të mëngjesit po përballet me dy fronte të rrezikshme zjarri. “Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit”, bën me dije ministria e Mbrojtjes.