Ende 19 vatra aktive, parqe, zona të mbrojtura nën pushtetin e zjarrit, në rrezik edhe banesa

Beteja me flakët duket të jetë epiqendra e autoriteteve ditëve të fundit, teksa mbyllja e një vatre dhe aktivizimi i një tjetre e ka bërë situatën alarmante. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raportoi edhe sot se nga 50 vatra në gjithë vendin ende janë 19 aktive, teksa temperaturat e larta po favorizojnë këtë situatë problematike. Nga të dhënat e raportuara rezulton se flakët janë aktive duke rrezikuar parqe, zona të mbrojtura, por edhe banesa.“Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive.Vatrat aktive janë si më poshtë:Qarku Vlorë, në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA dhe rreth 90 forca operacionale, mbështetur edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Sot pritet të vazhdojë puna me të njëjtat kapacitete, të ndihmuara edhe nga 1 helikopter Black Hawk i Forcës Ajrore.Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, mbi tunelin e Skërficës, vazhdon zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje; terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka. Situata po monitorohet dhe paraqitet e qëndrueshme.Qarku Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur, vazhdon aktive kjo vatër zjarri, që është zhvilluar me intensitet mbi fshatin Val, larg zonave të banuara, në një zonë shkëmbore ku digjen bimë më të rralla dhe barishte. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.Në fshatin Xibër, bashkia Klos, vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.Qarku Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike. Në vendngjarje po punojnë pesë mjete dhe rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore.Në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, zjarri ka përparuar në afërsi të banesave. Është bërë evakuimi i banorëve dhe kanë operuar forca operacionale vendore.Qarku Tiranë, vijon aktiv zjarri në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, ku forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e tij.Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh. Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri me një avion që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale, si dhe një avion Canadair kroat.Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Black Hawk të Emirateve të Bashkuara Arabe.Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.Qarku Durrës, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë, është aktivizuar një vatër zjarri në terren të vështirë, ku po veprojnë mjete dhe forca operacionale vendore.Qarku Gjirokastër, në fshatin Turan, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder, ku u dogjën dy stalla, por me dëme minimale në bagëti. Në terren operuan rreth 100 forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, dhe sot vijon puna, e ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.Qarku Elbasan, në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, ku forcat operacionale të MZSH Gramsh punuan të mbështetur nga 25 efektivë të FA Elbasan.Qarku Shkodër, është aktivizuar vatër zjarri në hyrje të qytetit Pukë; vijojnë punën forcat operacionale vendore. Situata është në kontroll dhe nuk paraqet rrezik.Në fshatin Xath, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, që nuk e mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Përveç afro 80 forcave operacionale vendore, sot po operojnë edhe 65 forca të FA, me 2 mjete zjarrfikëse.Qarku Kukës, është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, bashkia Tropojë, pa rrezik për banesat. Janë angazhuar rreth 60 forca nga strukturat operacionale vendore dhe 5 mjete zjarrfikëse. Vatra mbetet aktive por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje.Në bashkinë Kukës, një vatër zjarri në zonë pyjore, në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri, vazhdon të jetë në monitorim.Qarku Korçë, në fshatin Gërmenj, bashkia Kolonjë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen. Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.Mjete ajrore që kanë operuar gjatë ditës së djeshme:1 Avion Canadair kroat2 Avionë PZL grekë1 Black Hawk nga Republika Çeke1 Black Hawk nga Sllovakia2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura të ShqipërisëPritet të operojnë sot:2 Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe1 Black Hawk nga Republika Çeke1 Black Hawk nga Sllovakia2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura të ShqipërisëSipas informacionit të IGJEO-s, sot nuk priten reshje. Sa u përket zjarreve në pyje, pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet. Në disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim). Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 °C në vendet e ulëta, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore,” raportoi AKMC.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.