Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministria e Mbrojtjes: 50 vatra zjarri në gjithë vendin, jugu zona më problematike
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 vatra zjarri në mbarë vendin, nga të cilat 19 mbeten ende aktive. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë zonat e mbrojtura si Parku i Syrit të Kaltër dhe zonat pyjore të Kolonjës e Gjirokastrës. Operacionet për shuarjen e zjarreve po kryhen nga mbi 1 mijë forca tokësore dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga ajri me avionë dhe helikopterë nga Shqipëria, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vatrat aktive: Qarku Vlorë, në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA...