Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LETRA / Hysenbelliu: Na kanë marrë disa dosje ‘të forta’, po hetonim korrupsionin dhe abuzimet e Qeverisë
Botuesi i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar pas aksionit ndaj mediave, News24, BalkanWeb, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare, të cilin e ka quajtur si akt të paprecedentë dhe të paligjshëm të ndërmarrë ndaj këtij grupi mediatik. Ai shprehet se pa asnjë paralajmërim apo urdhër gjykate, forcat e policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen e televizionit dhe ndërprerën sinjalin e transmetimit të News24. “U drejtohem të gjithë punonjësve të News24: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket”, shprehet në mesazhin e tij, Irfan Hysenbelliu. DEKLARATË PËR SHTYP E...