Tre ishuj në Greqi janë përfshirë nga flakët, duke detyruar autoritetet përkatëse të lëshojnë urdhra evakuimi.
Zjarrfikësit po përballen me betejën e flakëve në Kefalonia, Zakinthos dhe Vonitsa, ku sipërfaqja e zjarreve po përhapet me shpejtësi si pasojë e erave.
Në zonën e Faraklatës, Dilinatës dhe Davgatës në Kefalonia zjarri ka djegur zona të pyllëzuara, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë. 27 zjarrfikës, një njësi këmbësore dhe 10 automjete ndodhen në vendngjarje.
Mëngjesin e sotëm një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore në zonën Kiliomenos të Zakynthos. 20 zjarrfikës me 9 automjete zbritën në terren për shuarjen e zjarrit, ndërsa nga ajri, po operojnë 2 avionë dhe 1 helikopter.
Rrezik shumë i lartë zjarri mbetet edhe në Atikë, Kythira, Boeoti. Evia, Skyros, Argolis, Korinthi, Ilia, Lakonia, Messinia, Fokida, Aitolakarnania, Preveza, Arta, Evros, Samothraca, Limnos, Lesvos, Sporades, Kios dhe Psara, pasi kushtet e motit favorizojnë përhapjen e zjarreve.
Harta e Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri e lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile i Ministrisë së Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, përcakton dhjetë rajone të vendit në gjendje gatishmërie të shtuar.
Greqia në betejë me flakët! Urdhra evakuimi në Kefalonia, Zakinthos dhe Vonitsa
