Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga kantieri i rindërtimit të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kantieri po avancon dita-ditës dhe se puna e bërë do të sjellë një transformim të plotë të institucionit historik të artit shqiptar. “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kryeministri.