Nëna në Itali vret dhe copëton me sharrë të birin 35 vjeç: Doja ta mbroja nusen time nga dhuna

Nëna në Itali vret dhe copëton me sharrë të birin 35 vjeç: Doja ta mbroja nusen time nga dhuna

Një krim tronditës ka tronditur qytetin Gemona del Friuli në Italinë veriore, ku një nënë italiane ka pranuar se ka vrarë dhe copëtuar djalin e saj 35-vjeçar, me ndihmën e nuses së tij, për ta “mbrojtur” atë nga dhuna e dyshuar në familje. Lorena Venier, 61 vjeçe, infermiere me profesion, rrëfeu para gjykatës se kishte planifikuar për muaj të tërë vrasjen e të birit, Alessandro Venier, në bashkëpunim me nusen e tij kolumbiane, Mailyn Castro Monsalvo, 30 vjeçe. Ajo tha se kishte ndërmarrë këtë akt për ta mbrojtur nusen dhe mbesën e saj të mitur nga abuzimi i vazhdueshëm i të ndjerit. Trupi i Alessandros u gjet i copëtuar në bodrumin e banesës familjare, ku ai jetonte me gruan dhe vajzën 6-muajshe. Sipas dëshmisë së...