Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut të Arteve të Bukura: Hapësirë moderne arti në zemër të Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë. Ai njoftoi se ky projekt po shndërron muzeun në një qendër të re arti, me hapësira të zgjeruara për ekspozita dhe kushte moderne për ruajtjen dhe restaurimin e veprave artistike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se transformimi i muzeut do të përfshijë një laborator të avancuar restaurimi dhe pajisje me teknologji bashkëkohore, duke e kthyer atë në një pikë referimi për artistë, kuratorë dhe vizitorë vendas e të huaj. “Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira...