Aksident i trefishtë në tunelin e ‘Rrugës së Arbrit’, plagosen motër e vëlla! Shkak parakalimi i gabuar

Aksident i trefishtë në tunelin e ‘Rrugës së Arbrit’, plagosen motër e vëlla! Shkak parakalimi i gabuar

Aksident i trefishtë në Klos të Dibrës, makinat përplasen brenda një prej tuneleve të ‘Rrugës së Arbrit”, duke lënë të plagosur motër dhe vëlla, kurse shkak dyshohet parakalimi i gabuar i një prej mjeteve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme (11 gusht), në fshatin Fshat, brenda në tunel, kur janë aksidentuar me njëri-tjetrin tre automjete, me drejtues L.R., K.A., dhe I.Z., informon paraprakisht policia vendore. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit, K.A., së bashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti”, bëri me dije policia vendore. Ngjarja ka ndodhur tek...