‘Sarajet e Surrelit janë ngritur mbi tokë të grabitur’, Kalaja: Ja kush zyrtar është i përfshirë

‘Sarajet e Surrelit janë ngritur mbi tokë të grabitur’, Kalaja: Ja kush zyrtar është i përfshirë

Një tjetër akuzë e fortë ndaj kreut të qeverisë vjen nga avokatja Adriana Kalaja, e cila denoncon publikisht për ‘grabitjen’ e tokës në Surrel. E ftuar në një intervistë televizvie, Kalaja tha se më 9 shtator 2024, ajo ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, të mbështetur me prova, për ndërtimin e paligjshëm në Surrel. Ndërtesa sipas saj, janë ndërtuar pa leje ndërtimi, pa dokumentacion të deklaruar në ILDKPI dhe me fonde të pashpjeguara. Adriana Kalaja: Më 9 shtator të vitit 2024 unë kam referuar kallëzim penal me provat bashkëngjitur në SPAK për grabitjen që është e artë fare, grabitjen e tokës në Surrel nga çifti kryeministror. Përveç grabitjes së pronës, ne kemi argumentuar bashkëngjitur provat përkatëse sesi ka filluar ndërtimi, e them jo kot sot...