Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në aksin Levan-Mifol, automjeti humb kontrollin dhe përmbyset në kanal
Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në aksin e vjetër Levan-Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe rrethanave se si autovetura doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.