Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe në fshatin Vërnik të Devollit. Nga flakët është djegur një stallë, ndërsa fatmirësisht 6 stalla të tjera, shkolla e fshatit dhe banesat pranë janë shpëtuar. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse me 10 forca, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, policia ndodhet aty për të hetuar rrethanat e ngjarjes.