Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur “Ferras”. Sipas informacioneve, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur tre persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.