Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident në aksin Levan-Mifol, 3 të plagosur
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.