Makina përmbyset në kanal, tre të plagosur në Levan-Mifol

Makina përmbyset në kanal, tre të plagosur në Levan-Mifol

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Sipas informacioneve, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Si pasojë, tre persona janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.