Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët vijon në dy drejtime
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se rreziku për banorët në fshatin Lekël të Tepelenës tashmë ka kaluar, ndërsa zjarri nuk ka shkaktuar dëme në banesa apo pasoja për jetën e banorëve. Sipas njoftimit zyrtar, vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive në dy drejtime të ndryshme. “Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre. Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut. Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Terreni i vështirë malor dhe...