Gjykata e dënoi me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë, policia e Shkodrës ndalon 59- vjeçarin…

Gjykata e dënoi me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë, policia e Shkodrës ndalon 59- vjeçarin…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit B. R., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Shkodrës e ka dënuar 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan shtetasin G. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur në rrugën “Marin Biçikeni”, me automjetin që drejtonte shtetasja B. B., 47 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë, një pasagjer në automjetin që drejtonte kjo e fundit; Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB...