Zjarre masive në mbarë Europën! Spanja, Italia dhe Franca në vështirësi

Zjarre masive në mbarë Europën! Spanja, Italia dhe Franca në vështirësi

Flakë të tilla masive janë përhapur këto ditë thuajse në të gjithë Spanjën, ashtu si në vende të tjerë të Europës jugore. Pamjet janë filmuar në Karusedo, në rajonin veriperëndimor të Kastijas dhe Leonit, aty ku zjarret e mëdhenj, kërcënojnë zonat e banuara, që në rastin e kësaj qyteze mbrohen si trashëgimi botërore. Zjarret e shumtë kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 1 mijë e 400 banorë në gjithë rajonin, ndërsa erërat e fuqishme, temperaturat e larta dhe thatësira punojnë në dëm të zjarrfikësve që ende nuk i kanë vënë flakët nën kontroll. Navarra është një tjetër rajon verior i Spanjës që po përballet me disa vatra zjarresh të mëdhenj, këto ditë. Në Itali, mes dhjetëra vatrave në gjithë vendin, më e madhja e momentit...