Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai thotë se ky projekt vjen në kuadër të modernizimit të infrastrukturës ushtarake nëpërmjet investimeve të Qeverisë Shqiptare, duke prekur çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne të Aleancës. Sipas tij, ky projekt është shumëfunksional, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore, ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s. Rama thotë se, po ashtu, investimi në kapitalin njerëzor mbetet në fokusin e qeverisë dhe kjo reflektohet sipas tij në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve për...