Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I nxehti afrikan, temperaturat deri në 42°C
Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente edhe në fillim të kësaj jave, ku në Berat dhe Shkodër do të regjistrohen temperatura deri në 42°C. “Maksimumet në rang territori, regjistrohen shumë pranë vlerave 42°C, si në qarqet e Beratit dhe të Shkodrës. Po ashtu temperatura të larta do të kemi e në Tiranë, maksimumi në vlerën 41°C, po ashtu edhe në qarkun e Elbasanit dhe Gjirokastrës do të kemi temperatura 40, apo mbi 41°C”. Edhe në zonat malore ka një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që në qarkun e Kukësit, temperaturat të regjistrohen edhe në vlerën 38°C. Ndërsa zona më e freskët pritet të jetë juglindja, me maksimumet 35°C apo 36°C”, u shpreh Hakil Osmani, sinoptikan i “MeteoAlb”. Megjithatë,...