Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjidhet më e bukura e Kelmendit, “Logu i Bjeshkëve” promovon traditat, trashëgiminë dhe turizmin
Në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura që ruan vlerat e trashëgimisë kulturore të Malësisë së Madhe. Këngët e moçme, vallet e gjalla, tingujt e lahutës, çiftelisë dhe fyellit, u bashkuan me elegancën e vajzave konkurrente në “Mis Bjeshka”. Aurela Lulaj, vajza me origjinë nga Vukli, e lindur në Itali, u shpall më e bukura e malësisë. Ajo tashmë jeton dhe vazhdon studimet në Kanada dhe promovoi me krenari xhubletën. Në këtë festë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, deputetë dhe qytetarë të ardhur nga çdo anë, të cilët përjetuan nga afër këtë festë të mbushur me spektakël ngjyrash, tingujsh dhe hijeshie. Spektakli, ku marrin pjesë artistë nga trevat shqiptare dhe...