I ftuar në një intervistë televizive, Meçe u shpreh se tashmë po tregohet vullnet. Analisti Arben Meçe thotë se pavarësisht se është i vonuar, aksioni për lirimin e hapësirave publike, është i domosdoshëm.
Arben Meçe:
“Të zhduken këto ndërtime. Është i vonuar si aksion, por në të gjitha rastet, është i domosdoshëm. Është i domosdoshëm sepse kishin bllokuar lëvizjen e qytetarëve, nuk guxoje të futeshe nëpër lulishtet e Tiranës. Shqipëria është i vetmi vend i mbushur me kafene,. tregon parazitizëm. Janë me dhjetëra raste kur qytetarët kanë kërkuar prishjen e ndërtimeve pa leje, por në vesh të kujt? Kemi dy vjet që nuk kemi lënë vend në bashki pa vajtur, por nuk ka pasur vullnet. Tashmë po shohim vullnet.
Mjafton të kesh vullent, çdo gjë bëhet. Flitet për ndërtime pa leje. Thethi tregoi një fenomen të tmerrshëm, u okupua për 3 muaj ajo hapësirë që duhet të jetë e virgjër. Ligji vonon, por nuk harron. Pse duhet të ndërhyjë kryeministri për një gjë që duhet të reagojë bashkia? Çfarë biznesi? Kafeneja nuk është biznes. Ja ku e ke Tiranën. Cili biznes u godit? Janë 4 kompani që kanë kapur Tiranën, te kafja është biznesi i Shqipërisë?”.
“Aksion i vonuar, por i domosdoshëm”/ Lirimi i hapësirave publike, shpërthen analisti: Ligji vonon, por nuk harron
