Tërmet 4.6 ballë shkund Shqipërinë mbrëmjen e sotme

Tërmet 4.6 ballë shkund Shqipërinë mbrëmjen e sotme

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 10 gusht 2025, në orën 18:54, në zonën e Arrasit, Komuna e Lurës, Bashkia Dibër. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 15 kilometrash. Raporti është ende paraprak dhe i pakonfirmuar, ndaj parametrat mund të ndryshojnë pas verifikimit nga institucionet përkatëse. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera të vendit, përfshirë pjesë të qarkut Dibër, Burrelin dhe disa qytete të veriut. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”