Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tritol në Rradhimë, IKMT shemb sot godinën tre katëshe pa leje
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ditën e sotme, në orën 07:30, do të shembet me tritol një objekt trekatësh i ndërtuar pa leje pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Përmes një postimi zyrtar, IKMT bën me dije se shpërthimi do të jetë i kontrolluar dhe do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit. Në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së operacionit, Inspektoriati përmes këtij njoftimi u kërkon qytetarëve dhe bizneseve të zonës bashkëpunim për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe masave të ndërmarra. Njoftimi i plotë: Të hënën, më datë 11.08.2025, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar të kryejë prishjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh beton-armë, i ndodhur...