Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se Forcat e Armatosura, zjarrfikëse dhe ato të Policisë janë angazhuar për të siguruar zonat e banuara përreth të cilave po punohet për të krijuar perimetër sigurie në të gjitha vatrat problematike. Mësohet se që nga mëngjesi i sotëm janë evidentuar 21 vatra zjarri në vend, prej të cilave 7 janë shuar dhe 14 vijojnë aktive. Avioni Canadair kroat ka operuar aty ku nevoja ka qenë më e madhe, në Krane të Finiqit dhe Lukovë të Himarës, ndërsa ekuipazhet e Bazës Ajrore Farkë kanë ndërhyrë në Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës dhe aktualisht në Poliçan, ku flakët nuk rrezikojnë perimetrin e ish-Kombinatit Mekanik. Misionet nga ajri dhe ndërhyrja nga toka në këto zona kanë ulur rrezikun për banorët,...