Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
Policia e Gjirokastrës ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media, lidhur me krijimin e radhëve të gjata kilometrike në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër sqaron se situata është pasojë e një fluksi të shtuar të qytetarëve që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me ritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata. Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet...