Reagon policia: Në Kakavijë ka fluks, kemi folur me palën greke për të shtuar sportelet

Reagon policia: Në Kakavijë ka fluks, kemi folur me palën greke për të shtuar sportelet

Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, ju sqarojmë se ka patur fluksi të shtuar në hyrje të Shqipërisë. Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me rritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata. Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyre-dale 5482 shtetas dhe 2090 automjete. Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në...