Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“A po punon kamera ime e fshehtë”, Rrëfimi i gazetarit: Si u infiltrova mes trafikantëve, ja koka e bandës
Një nga gazetarët e BBC-së, i cili u prezantua me identitet të rremë si emigrant për të fituar besimin e bandës, rrëfen përvojën e tij në një kamp të fshehtë në pyjet pranë Dunkirk-ut, ku u takua me një nga drejtuesit kryesorë të grupit, të njohur si Abdullah. “Po ecja drejt pyllit duke menduar për baterinë në xhepin tim. Telat i kisha fshehur nën dy bluza, por a po punon kamera e fshehtë? A është në këndin e duhur? Kisha maksimumi tre orë jetë baterie për të hyrë në kamp, për ta takuar dhe për të dalë i sigurt,” kujton gazetari. I veshur me rroba të vjetra, këpucë të konsumuara dhe një çantë shpine të lodhur nga udhëtimet, ai mbante mbi supe historinë e sajuar të...