“Do kursejmë ushqimin, nuk e përballojmë dot”/ Rritja e çmimit të ujit, pensionistët: Duart e shtetit në xhepat, tanë

Ata shprehen se diçka e tillë i vendos në vështirë të madhe financiare dhe se për të paguar faturën me çmimin e ri, duhet që të kursejnë në ushqime, pasi përndryshe e kanë të pamundur. Tarifa e ujit për banorët e Librazhdit u rrit me 20 lekë për metër kub, duke e çuar tashmë cmimin e ri në 60 leke për metër kub. Banorët e qyetit të Librazhdit e konsiderojnë si absurd vendimin e shoqërisë së Ujësjellësit Rajonal të Elbasanit për rritjen e çmimit të ujit.
Teksa Shoqëria e Ujësjellësit Rajonal në Elbasan ka vendosur të rrisë çmimin e ujit të pijshëm për bashkinë Librazhd, banorët shprehen se kjo rritje do të fusë edhe më shumë duart e shtetit në xhepat e tyre. Pak kohë më parë, tarifa e ujit u rritë me 20 lekë, duke shkuar në 60 lekë për metër kub. Mirëpo kjo rritje, sipas banorëve ndikon tek ekonomia e tyre familjare. Janë kryesisht të moshuarit të cilët thonë se nuk mund të përballojnë kosto shtesë për ujin, energjinë, apo taksa dhe tarifa vendore, që nuk janë të pakta. Madje, disa prej të moshuarve, shprehen se kjo rritje e tarifës së ujit, do të bëjë që shumë prej tyre të kursejnë edhe te vaktet e ushqimit, për të përballuar kostot e shtuara nga shteti.
Ata shprehen se zona e Librazhdit është një zonë e rrethuar me burime të shumta ujore dhe se kjo rritje është e pa nevojeshme, teksa në anën tjetër shprehen se furnizimi me ujë të pijshëm bëhet në fasha orare të caktuara e jo 24 orë në ditë.