Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike
Pak ditë më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore. Kreu i këtij autoriteti rendit disa nga avantazhet që vijnë nga kjo njohje, që nga rëndësia strategjike, por edhe niveli operacional në fushën ajrore. “E para është auditi ndërkombëtar nga ICAO ku Autoriteti i Aviacionit Civil u vlerësua me 89% implementim efektiv të standardeve. E dyta është raporti i Komisionit Europian ku Shqipëria vlerësohet me risk të ulët për sa i përket operimeve. E treta është suporti dhe shtytja që ne i japim turizmit në vend. E katërta është strategjikisht dhe politikisht arritja më e madhe, rritja e kapaciteteve të Shqipërisë dhe rritja e aseteve të NATO-s për vlefshmërinë e avionëve të saj për misionet e tyre”, tha Maksim...