Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbi 470 të arrestuar në Londër gjatë protestës kundër ndalimit të “Palestine Action”
Më shumë se 450 persona janë arrestuar në Londrën qendrore gjatë protestës më të madhe të mbajtur që nga ndalimi i grupit Palestine Action si organizatë terroriste. The Guardian shkruan se të shtunën në mbrëmje, Policia Metropolitane deklaroi: “Sheshi i Parlamentit dhe Whitehall janë pastruar. Deri në orën 21:00, janë arrestuar 466 persona për shfaqje mbështetjeje ndaj Palestine Action. Janë kryer edhe tetë arrestime të tjera për vepra të ndryshme, përfshirë pesë sulme ndaj oficerëve.” Policia tha se totali prej 474 arrestimesh ishte numri më i lartë i arrestimeve të kryera në një operacion të vetëm në të paktën një dekadë. Përpara ngjarjes së planifikuar, Policia Metropolitane kishte kërkuar mbështetje nga forca të tjera policore për të krijuar një prani të konsiderueshme sigurie, duke parashikuar një numër të lartë...