Pala greke me sportele të reduktuara, rikthehen radhët kilometrike në Kapshticë

Pala greke me sportele të reduktuara, rikthehen radhët kilometrike në Kapshticë

Si çdo vit tjetër, mesi i muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë me tepër se 37 mijë shtetas. Ajo çka përsëritet këtë edhe njëherë tjetër këtë vit është mungesa e personelit dhe puna me sportele të reduktuara e palës greke në pikën e kalimit kufitar të Krystallopigi, teksa radha e mjeteve që presin të hyjnë drejt vendit tonë i kalon 2 km. Nga ana tjetër, pala shqiptare është duke punuar me kapacitete maksimale për të evituar radhët e gjata ndërsa në ditët në vijim pritet një numër më i lartë hyrje – daljesh duke marrë parasysh edhe festën...