Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump
Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin e raporton Wall Street Journal, sipas të cilës evropianët dhe ukrainasit kanë refuzuar propozimin rus për të shkëmbyer disa rajone në Donjetsk të kontrolluara nga Ukraina për armëpushimin. Kundërpërgjigja parashikon kërkesën për një armëpushim para se të ndërmerret çdo veprim tjetër, dhe që çdo shkëmbim territori të ndodhë në mënyrë reciproke. Sipas Wall street journal për ti dhënë fund luftës, Vladimir Putin kërkon që Kievi të tërheqë të gjitha trupat nga rajoni i Donjetskut në Ukrainën lindore. Moska nga ana e saj paralajmëron për “përpjekje titanike’ nga disa vende te caktuara për të minuar takimin mes Trump dhe Putin, të...