“Përse lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?”/ Daily Mail shkruan për grupin e njohur “Hellbanianz”

“Përse lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?”/ Daily Mail shkruan për grupin e njohur “Hellbanianz”

“Nga një lagje komunale në lindje të Londrës, drejt shkëlqimit të Dubait”, kështu e përshkruan media britanike Daily Mail rrugëtimin e grupit të njohur kriminal shqiptar Hellbanianz, i cili ka ndërtuar emrin mbi frikën, dhunën dhe një imazh publik të mbushur me luks të tepruar dhe arrogancë në rrjetet sociale. Prej kullave të larta në zonën Gascoigne Estate në Barking, ku ata shpërndanin kokainë dhe rekrutonin të rinj shqiptarë në rrugët e Londrës, Hellbanianz janë zhvendosur në një tjetër kontinent. Larg syve të policisë britanike, pjesëtarët e lartë të grupit janë vendosur tashmë në Dubai, ku po shijojnë frytet e një pasurie të dyshimtë, makina ‘Rolls Royce’, darka me pamje nga Burj Khalifa dhe festa luksoze në shkretëtirë. Nga betonet e Barking te shkretëtira e...