Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SHBA dyfishon shpërblimin për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës
Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar ndaj vendimit të SHBA për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro. Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. “Këto shpërblime të dëshpëruara në stilin më të mirë të një filmi hollywood-ian, përfaqësojnë një tjetër akt ndërhyrjeje në vend, që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vetëvendosjes së popujve”, deklaroi Lopez. SHBA e ka akuzuar Presidentin venezuelian se është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë, duke e lidhur atë me kartele të fuqishme që dyshohet se kanë përfshirë fentanil në dërgesat e kokainës të destinuara për tregun amerikan. Nga ana...