Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Popoviç e pranoi fajësinë nën presion”, Serbia: Vendimi nuk u morr me vullnetin e tij të lirë
Igor Popoviç, zv.drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e pranoi nën presion dhe jo me vullnetin e tij të lirë, marrëveshjen me prokurorët e Kosovës për të pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Kështu u shpreh ministria e drejtësisë në serbi të shtunën. “Ne theksojmë se nënshkrimi dhe përdorimi i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë në një rast të tillë shërben ekskluzivisht si një mjet për stigmatizim shtesë të popullit serb dhe forcimin e kontrollit politik, dhe jo si një instrument i sundimit të ligjit”, tha Ministria serbe në deklaratë. Ajo nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin se Popoviç e pranoi fajësinë nën presion. Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten Popoviçin me gjashtë muaj burgim, dënim...