Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar. Uniformat blu kanë identifikuar 4 shtetas dhe kanë vënë në pranga 3 prej tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 27-vjeçari. “Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi R. Ç., 27 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit...