Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Europa në luftë me zjarret, vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, por evakuimet vijojnë
Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat e forta pritet të vijonë përgjatë gjithë fundjavës. Të paktën 1 person humbi jetën, banesa e toka bujqësore u shkatërruan të premten, teksa zjarret pyjore të ushqyera nga erërat e forta shpërthyen rreth Greqisë, nga zonat pranë kryeqytetit deri në rajonet rreth zonës historike të Olimpit antik. Situata më e rrezikshme ishte në qytezën e vogël të Keratea, në jugperëndim të Athinës, ku zjarrfikësit zbuluan trupin e një burri të moshuar në një strukturë të djegur, shkruan A2. Një bridgadë zjarrfikësish atje tha të shtunën se flakët ishin nën kontroll, por ende vijonin. Policia shkoi derë më derë gjatë natës, për...